KQZ-ja raporton për një parregullsi në Mitrovicë të Jugut

E publikuar: 22/10/2017 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet nëpër Kosovë, derisa njofton për një problem me listat e votuesve në Mitrovicë të Jugut, transmeton Koha.net.

Në konferencë për media ajo ka thënë se në vendvotimin në shkollën “Bislim Hajdari” ka munguar lista përfundimtare e votuesve.

Daka ka njoftuar se konferenca e radhës do të jetë në orën 11:30.