KQZ-ja mblidhet sot, shqyrton rekomandimin për mbylljen e qendrave të votimit jashtë Kosovës

E publikuar: 28/01/2025 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje të rëndësishme, ku do të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje kyçe për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 9 shkurt 2025.

Në rendin e ditës janë pesë pika të rëndësishme, duke përfshirë miratimin e dizajnit dhe slloganit për fushatën e informimit publik lidhur me këto zgjedhje.

Po ashtu, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të shqyrtojë disa ndryshime dhe emërime, si dhe do të miratojë ndryshime në lokacionet e disa Qendrave të Votimit (QV) në komuna të ndryshme të Kosovës.

Pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i zevendesimit të anëtarit të KKZ në komunën e Deçanit.

Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionittë QV 1127 në komunën Mitrovicë e Jugut.

Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimit të lokacionit të QV 1207 në komunën Leposaviq.

Shqyrtimi dhe emerimi i KVV sipas komunave përkatëse.

Shqyrtimi dhe emerimi i KVV sipas në përfaqësit diplomatike.

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mbylljen e të QV jashtë Kosovës.