Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar publikim në web faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.
Publikimi i formularëve sipas zëdhënësit të KQZ-së ka për qëllim rritjen e transparencës për procesin zgjedhor të 14 shkurtit.
“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën”.
“Të gjithë̈ të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve”.
“Publikimi i formularëve nga komunat tjera është në proces. Pra, pas përfundimit të skanimit të tyre nga ndonjë̈ komunë, formularët do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së”, tha Elezi..
“Ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë̈ vetëm forma të rezultateve të plotësuara në vendvotime, më 14 shkurt 2021” .
Elezi, s’ka dhënë ndonjë datë se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare, pasi ka thënë se ato do të shpallen pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post, si dhe përfundimin e të gjitha procedurave tjera në QNR.
“Rezultatet Përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, tha Elezi./eo/
https://player.vimeo.com/video/512865097