KQZ-ja: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme

E publikuar: 29/01/2021 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e partive politike për mos certifikimin e listave të tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të gjykatës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, shtoi Elezi.