
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Me 9 vota për dhe 2 kundër, është bërë certifikimi i rezultateve.
Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha në mbledhjen e sotme se ai do të votojë kundër derisa të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Kurteshi theksoi që ankesën për anulimin e votave me postë dhe rivotimin nga PZAP dhe Supremja është refuzuar si “e pabazuar”.
Kështu VV ai tha se do t’i drejtohet Kushtetueses, me kërkesën për masë të përkohshme për moszbatimin të kësaj pjese të votave.
“Kemi kërkuar anulimin e votave me postë dhe rivotimin, Supremja se ka miratuar. Do të ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme për moszbatimin të kësaj pjese të votave, dhe në këtë rast, unë po informoj edhe KQZ-në, që derisa të përfundojnë munëdsitë ligjore, unë nuk mund ta votojë certifikimin e këtyre rezultateve”, tha Kurteshi.
Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe Lista Serbe ka siguruar mbi 39 mijë vota apo 4.26 për qind.
Sipas rezultateve, VV-së i takojnë 48 ulëse në Kuvend, PDK-së 24, ndërsa LDK-së 20 ulëse, AAK-NISMA me 8 deputetë dhe Lista Serbe 9 sosh.
KQZ në mbledhjen e sotme njoftoi se kanë pranuar tri kërkesa për dorëzim të mandatit të deputetit.
Bedri Hamza i PDK-së është tërhequr nga mandati i deputetit, duke u zëvendësuar me Rashit Qalajn.
Gazmend Muhaxheri, kryetari i Pejës zëvendësohet nga Arben Gashi
Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit zëvendësohet në Kuvend me Paris Gurin.