KQZ certifikon grupin e parë prej 11 subjekteve politike dhe 606 kandidatëve për deputetë

E publikuar: 18/12/2024 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KQZ ka filluar certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se sot KQZ ka cerifikuar grupin e parë prej 11 subjekteve politike me 606 kandidatë për deputetë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të pare prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë. Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:”

Ndërkaq për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë kishin aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.

“Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.”