Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të akreditojë grupin e parë të vëzhguesve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është tridhjetë. Në mesin e tyre janë edhe vëzhguesit nga Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve (MVZ) i Bashkimit Europian, raporton Express.
Ditë më parë KQZ’ja ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian lidhur me vëzhgimin nga afër të këtyre zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje anëtarët e KQZ-së mirëpriten ardhjen e vëzhguesve të Bashkimit Europian për të vëzhguar zgjedhjet lokale.















