Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten mori vendim për akreditimin e grupit të tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.
ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE:
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Shqipëri – 5 vëzhgues;
- EU Election Expert Mission- 7 vëzhgues;
ORGANIZATA JO-QEVERITARE:
- Syri i Vizionit – 165 vëzhgues;
MEDIA VENDORE:
- GračanicaOnline.Info – 4 vëzhgues;
- Tëvë1 – 34 vvëzhgues;
- Gazeta Ekskluzive – 2 vëzhgues;
- TELEVIZIONI T7 – 28 vëzhgues;
- Syri .net Kosova/Syri Televizion – 2 vëzhgues;
- Ekonomia Online – 6 vëzhgues;
- RTV Fontana – 10 vëzhgues.
MEDIA NDËRKOMBËTARE:
- NEWSMAX BALKANS – 3 vëzhgues;
- Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA) – 1 vëzhgues;
- Mondo Inc doo/Kurir televizija – 2 vëzhgues;
- A2 CNN – 4 vëzhgues;
- Agence France-Presse – 3 vëzhgues.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është: 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.



















