Lajmet

KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

20.07.2026 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, vendosi për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

KPK-ja dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra.

Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.

Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb, votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa. Ndërkaq kundër votuan: kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gahsi dhe anëtari Milot Krasniqi.

Deri te ky vendim erdhi me propozim të zëvendëskryesuesit të KPK-së, Dardan Vuniqi.

Kryesuesi Arian Gashi propozoi që për këtë çështje të diskutohet në takimet e radhës, me arsyetimin se duhet konsultim me Këshillin Gjyqësor.

“Nuk mendoj sot që Këshilli Prokurorial duhet të marrë çfarëdo vendimi lidhur me këtë para se kjo çështje të qartësohet, diskutohet edhe me të tjerët siç e propozova më lartë, me theks të veçantë edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, sepse ishte dashur një qëndrim i përbashkët. Thjesht mendoj se kjo punë ka pritur tërë këto vite, pse të mos presë edhe pak dhe ta qartësojmë këtë situatë që thashë pak më parë para se pastaj ta trajtojmë dhe të vendosim në këtë këshill. Unë nuk kërkoj prej askujt që të vendos në një mënyrë të caktuar, unë e jap vetëm qëndrimin tim sepse ne jemi organ kolegjial dhe këtu vendosim secili me votë”, tha Gashi.

Ai shtoi se po ashtu duhet të përgatiten edhe materialet. Propozimi i tij u përkrah nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.

Në anën tjetër, anëtarja Arlinda Muqa tha se kthimi i prokurorëve dhe stafit mbështetës serb, mund të ndodh vetëm nëse i nënshtrohen procedurave të rekrutimit. Propozoi që të mbështetet propozimi i Vuniqit që të refuzohen tërheqjet e dorëheqjeve dhe të dërgohen te Presidentja për lirim nga detyra.

“Jam absolutisht kundër kthimit të tyre në pozitat e prokurorëve dhe stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës. Dorëheqja është një akt juridik i njëanshëm dhe i vullnetshëm dhe sapo ky akt dorëzohet dhe protokollohet zyrtarisht atëherë vullneti i palës konsumohet. Këta prokurorë në vitin 2022, e kanë shprehur këtë vullnet të tyre para 4 vitesh, duke e bërë të qartë se nuk duan të punojnë për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Njëjtë kanë vepruar edhe stafi administrativ duke i dorëzuar dorëheqjet e tyre. Prandaj, unë mendoj dhe konsideroj se ne nuk kemi arsye që ata t’i kthejmë sërish në punë. Askund në ligjet tona, Kushtetuta, ligji për Këshillin Prokurorial, ligji për prokurorin e shtetit, rregulloret e këtij këshilli, nuk përcaktojnë se dorëheqja mund të tërhiqet pas dorëzimit dhe protokollimit të saj në institucionin përkatës”, tha ajo.

“Kushtetuta jonë e përcakton qartë në nenin 110 të saj, se institucioni kompetent për të vendosur lidhur me emërimin, transferimin, avancimin dhe disiplinimin apo edhe shkarkimin e prokurorëve është Këshilli Prokurorial. Neni 27 i ligjit për prokurorin e shtetit përcakton se një nga mënyrat për përfundimin e mandatit të prokuorirt të shtetit është me dorëheqje. Ndërkaq, neni 26 i ligjit për Këshillin Prokurorial e përcakton se në rast të dorëheqjes se prokurorit të shtetit, Këshilli i dërgon propozimin presidentit për lirim nga detyra të atij prokurori”, shtoi ajo.

Gjithashtu, edhe anëtarja Elza Bajrami-Kastrati tha se nuk vlerëson se ka dicka për t’u diskutuar, duke shtuar se secili dha mendimin e vet, andaj propozoi që të vazhdohet me votim.

“Këshilli Prokurorial nuk mund të krijojë një kompetencë që ligji nuk ia njeh dhe nuk mund të ringjallë një mandat që juridikisht ka pushuar së ekzistuari. Veprimi i vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin është konstatimi i përfundimit të mandatit. Nëse këta persona dëshirojnë sërish të bëhen pjesë e sistemit prokurorial, ekziston vetëm një rrugë ligjore, konkurrimi në një konkurs të ri publik me kushte të barabarta me çdo kandidat tjetër, duke kaluar të gjitha procedurat e verifikimit të integritetit dhe profesionalizmit dhe plotësimit të kushteve ligjore. Çdo zgjidhje tjetër do ishte në kundërshtim me ligjin për prokurorin e shtetit dhe me parimin e legalitetit për standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin e lartëpërmendur. E mbështes propozimin e kolegut paraprak dhe mbetem pranë këtij propozimi”, shtoi ajo.

Propozimin e Vuniqit e përkrahu edhe anëtari Visar Krasniqi.

“Është vështirë me gjetë argumente ligjore që na garantojnë se kthimi i tyre është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. Unë sot e kam të pamundur që të gjej argument dhe të rreshtohem pro kthimit të tyre. Unë jam i bindur që mos verifikimi i integritetit të tyre është problem serioz dhe unë nuk marr guxim që sot të votoj pro kthimit të tyre, derisa koha do të na dëshmojë nëse këta persona kanë qenë pjesë e aktiviteteve, të cilat edhe legjislacioni ynë nuk i njeh”, tha ai.

Më pas, me katër vota për, u miratua propozimi që të refuzohen tërheqjet e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe stafit mbështetës, si dhe të dërgohen tek Presidentja për lirim nga detyra.

Po ashtu, u shfuqizua vendimi për pezullimin e pagave të tyre, vendim i cili ishte marrë nga KPK-ja kur të njëjtit kishin ofruar dorëheqjet./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?