Mateo Kovacic prezantohet zyrtarisht te Reali i Madridit. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore si dhe hodhi firmën mbi kontratën e re mesfushori kroat në praninë e presidentit Florentino Perez u shfaq përpara gazetarëve në ambientet e stadiumit Santiago Bernabeu. Te Los Blancos 21-vjecari do të mbajë veshur fanellën me numër 16 ndërsa ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Nuk mund të mungonte buzqeshja në fytyrën e Kovacic i cili pas 2 sezonesh e gjysmë te Interi tashmë do të kërkojë shpërthimin e madh te Reali i Madridit. Fillimisht e mori fjalën presidenti Florentino Perez i cili e vlerësoi talentin kroat si një futbollist që do ti shërbejë shumë klubit merengues.
” Kemi një skuadër të madhe për të përballuar me sukses këtë sezon, por ne te Reali i Madridit synojmë gjithmonë të përmirësohemi. Kovacic është i ri në moshë, por ka eksperiencë dhe talent. Mateo është një futbollist i madh, vjen nga një kampionat i rëndësishëm dhe një klub historik dhe që ka marrëdhënie të mira me ne si Interi”.
Pasi Perez i uroi mirëseradhjen Kovacic-it fjalën e mori 21-vjecari kroat i cili u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe më të rëndësishmen në karrierën e tij.
” Falenderoj tifozët, presidentin dhe klubin. Ndodhem në skuadrën më të mirë në Botë dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt. Shpresoj të jap më të mirën time pasi pres shumë nga vetja por edhe nga shokët e ekipit”.