Kovaçiç mund të shkojë te Liverpooli

E publikuar: 26/03/2015 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Philipe Coutinhos një tjetër futbollist i ri në moshë do të braktisë Interin për Liverpoolin.

Ai konsiderohej si baza e projektit që kishte presidenti Erick Thohir për të ardhmen e Interit, por me mbërritjen e Mancinit gjërat kanë ndryshuar dhe Mateo Kovacic në merkaton e verës mund t’i japë lamtumirën klubit zikaltër. Madje mediat angleze e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te Liverpooli në përfundim të sezonit. Sipas televizionit britanik Itv, Interi ka pranuar ofertën e The Reds që kap shifrën e 30 milionë Eurove dhe talenti kroat sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Liverpoolit.

Pas Philipe Coutinhos një tjetër futbollist i ri në moshë do të braktisë Interin për Liverpoolin, klub i cili beson shumë te talentet. Brendan Rodgers ka vendosur ta ndërtojë skuadrën rreth futbollistëve të rinj dhe me Kovacic në ekip numri i tyre do të rritet akoma edhe më tepër. Shitja e 20-vjecarit ballkanas do të jetë më pak e dhimbshme për zikaltërit nga shuma e 30 milionë Eurove që do të përfitojë Interi, shifër që kjo që do t’i shërbejë shumë bilanceve të klubit. Me paratë e përfituara nga shitja e Kovacic, Interi mund të amortizojë disi shpenzimin e bërë për Shaqirin si dhe mund të hidhet në sulm për të blerë të preferuarin e Mancinit pikërisht mesfushorin e Manchester City-it Yaya Toure.