E madhja e motrave Kardashian dhe Jenner nuk ka pasur asnjëherë vëmendjen që kanë motrat e tjera. Ajo shpesh herë ka qenë në hije dhe mesa duket kjo e ka lodhur atë.
Së fundmi, ajo është bërë pjesë e mediave rozë, njëherë për ndarjen e saj nga bashkëshorti e më pas për marrëdhënien me të riun, Justin Bieber.
Pos ashtu, Kourtney ka vendosur të “zhvishet” sa më shumë për të qenë në qendër të vëmendjes, si motrat e saj.
Në fotot e fundit duket shumë provokuese me bluzën prej dantelle që ka veshur.




















