Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) është duke realizuar projekte në vlerë 30 milionë euro, në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, dhe po negocion një tjetër paketë prej 35 milionë eurosh për të përmirësuar sistemin e transmetimit të energjisë në Kosovë.
Shaban Neziri. ud. Kryeshef Ekzekutiv në KOSTT, theksoi se këto investime do të ndihmojnë në integrimin e burimeve të reja dhe në sigurinë e furnizimit me energji.
Për të siguruar transparencë, KOSTT do të publikojë të dhënat mbi ngarkesën dhe masat e menaxhimit në faqen e saj zyrtare.
KOSTT, ka një pako projektesh në vlerë prej 30 milionë euro, e cila është duke e realizuar në bashkëpunim me Bankën Gjermane, tha Neziri
“Aktualisht KOSTT ka një pako projektesh në vlerë prej 30 milionë euro të cilën është duke e realizuar në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, si dhe jemi duke negociuar një pako tjetër në vlerë prej 35 milionë euro. Këto investime pritet të rrisin kapacitetin transmetuese në të gjithë vendin të krijojnë hapësira reale për integrimin e burimeve të reja për siguri me të larta operative dhe për më pak kufizime teknike…. Gjithashtu ne po bashkëpunojmë ngushtë edhe me operatoret e institucionet relevante për t’i koordinuar burimet që prekin stabilitetin e sistemi. Për transparencë, KOSTT do t’i publikoj rregullisht në web faqe të dhënat për ngarkesën dhe masat për menaxhimin e saj. Në fund dua të theksoj se sfida kryesore është menaxhimi i pikut, çdo ulje e konsumit në orët e ngarkesës kur ajo është e lartë e ndihmon sistemin të mbetet stabil për të gjithë”, tha ai.
Gjithashtu Neziri apeloi tek qytetarët dhe bizneset të përdorin energjinë në mënyrë më racionale dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve të ngarkesës së lartë gjatë orëve të pikut, për të mbajtur stabilitetin e sistemit.
Neziri apelon tek qytetarët për kursim të energjisë
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që sa herë që të jetë e mundur të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me ngarkesë të lartë jashtë kohës së pikut dhe të shpenzojnë energjinë në mënyrë sa më racionale në mënyrë që furnizimi të jetë i garantuar për të gjithë. Ne do të vazhdojmë të investojmë, të operojmë me standarde të larta, sepse mendojmë që energjia e sigurt është themel i ekonomisë dhe i cilësisë së jetës”, theksoi ai.
KOSTT do të vazhdojë të investojë dhe operojë me standarde të larta, duke siguruar që energjia e sigurte të mbetet një element kyç për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vend./KP

















