#KosovoInUNESCO

09.11.2015 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
#KosovoInUNESCO

Konferenca e përgjithshme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, do të hedhë në votim sot paradite, rreth orës 11:30, kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë agjenci.

Përkrahje Kosovës për anëtarësim në UNESCO i ka ardhur nga shumë shtete e personalitete botërore.

Në mesin e personaliteteve të shquara botërore janë edhe figura eminente me prejardhje shqiptare, siç është nobelisti Ferid Murad, pastaj Ambasadorja e Nderit e Kosovës, Rita Ora, e të tjerë.

Ndërkaq, përkrahjen e tyre për anëtarësim, së fundmi e kanë shfaqur edhe katër ish-Administratorë të UNMIK-ut: Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker.

Ata, sipas një letre që e ka pranuar zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, mes tjerash kanë shkruar: “50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë”.

Për të ndihmuar në lobim dhe në kërkim të përkrahjes për kërkesën e Kosovës, holli i Kuvendit të Kosovës një ditë para votimit në UNESCO kishte marr një pamje të pazakontë pasi aty u ekspozuan eksponate nga fondi arkeologjik i Muzeut të Kosovës (që të gjitha ato kopje të eksponateve të vjedhura nga Serbia).

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo do të jetë një ditë historike për Kosovën, duke potencuar se do të ketë edhe seancë solemne për nder të anëtarësimit të shtetit në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së, raporton Koha.net.

E për këtë Veseli shpreson te shtetet mike të Kosovës, duke thënë se as veprimet e fundit të opozitës nuk mund ta ndalin këtë rrugë të rëndësishme të Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka pohuar se është shumë e rëndësishme kjo ekspozitë e eksponateve në hollë të Kuvendit.

Raportimi i fundit nga Parisi thotë se një luftë e vërtetë diplomatike prapa skenave dhe larg publikut është duke u zhvilluar dhe po vazhdon ende në selinë e UNESCO-s, në kryeqytetin e Francës, midis diplomatëve të fuqive perëndimore e kolegëve/aleatëve të tyre nga Shqipëria dhe Maqedonia, kundër përpjekjeve të Serbisë – të ndihmuar nga aleati i saj Rusia – për të bllokuar apo eventualisht për të shtyrë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë edhe për dy vjet tjera.

Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se shtyrja e vendimit për Kosovën është e barabartë me ndalimin e hyrjes së Kosovës në UNESCO, duke potencuar se nuk ka kurrfarë kuptimi të anulohet diçka që veçmë është punë e kryer, raporton Koha.net.

Por, në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë gjatë një fjalimi javën e kaluar në Paris se UNESCO ‘nuk duhet politizuar’ dhe ka kërkuar që debati për Kosovën të shtyhet për një herë tjetër.

Njësoj sikur edhe Daçiq, edhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov ka thënë në fjalimin në UNESCO se fuqitë perëndimore po e ‘përdorin’ UNESCO-n si vegël për të legjitimuar pavarësinë e Kosovës.

Me gjithë pretendimin e Serbisë, Kosova dhe aleatët e saj thonë se anëtarësimi në UNESCO në fakt do të rriste standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve.

Skenarët e së hënës, ora 11:30

Sipas procedurës së UNESCO-s, parashikohet që kryetari i seancës të kërkojë një debat, nëse anëtarësimi i Kosovës duhet të votohet atë ditë, apo të shtyhet në një tjetër datë.

VARIANTI I – Debati para votimit

1.Të gjitha vendet që kanë dëshirë mund të marrin fjalën dhe të parashtrojnë argumentet e tyre në favor apo kundër.

2. Më pas procedohet me votimin. Votimi për anëtarësimin e një vendi të ri, që nuk është anëtar i OKB-së, bëhet me 2/3-tat e votave të atyre që janë të pranishëm dhe votojnë, pra të votuesve në favor dhe kundër. Abstenimet konsiderohen si jovotues.

VARIANTI II – Mocion për mbylljen e debatit dhe kalimin në votim

Në këtë skenar nuk pritet të flasin të gjitha vendet, që duan të marrin fjalën, por kërkohet nga delegacioni i një mbështetësi, mbyllja e debatit dhe kalimi në votim.

VARIANTI III – Kundërshtime apo mocion për ndërprerjen e debatit

Nuk pritet të flasin të gjithë përfaqësuesit e vendeve që duan të shprehen, por kërkohet ndërprerja (nga mbështetës të Kosovës) apo shtyrja e debatit (nga kundërshtarët e Kosovës).

Sipas të gjithë këtyre skenarëve, mendohet se rezultati do të jetë shumë i ngushtë, me ndoshta një deri në dy vota. Asnjëra palë nuk ka sigurinë e shifrave dhe gjithçka është ende e hapur.

Shqipëria, sipas raportimeve të mediave, do të bëjë prezantimin e kërkesës së Kosovës për takimin plenar të Konferencës së Përgjithshme dhe do të kërkojë që në fillim mbylljen e debatit e kalimin në votim.

Por, në anën tjetër, pritet që Serbia të mund të kërkojë shtyrjen e debatit në këtë pikë dhe, sipas rregullores së konferencës, mocioni i shtyrjes së debatit ka prioritet ndaj mocionit për mbyllje debati, prandaj ai votohet i pari.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi