Ministria e Administratës Publike priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, të cilin e priti ministri Mahir Yagcilar. Aty diskutuan për të ardhmen e MAP-it, njëherësh shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë mes Kosovës dhe Britanisë.
Ambasadori O’Connell tha se sfida për Kosovën mbesin reformimi i administratës publike dhe de-politizimi i administratës dhe bordeve publike.
“Tani Kosova ka shumë sfida, për shembull reformimi i administratës publike sidomos depolitizimi i administratës publike dhe bordeve publike. Kjo është shumë sfiduese dhe shumë e rëndësishme që të trajtohet menjëherë, sepse nuk mund të ballafaqohet Kosova me reforma evropiane duke mos pasur një administratë të fuqishme”, ka thënë O’Connell. “E ardhmja e Kosovës është në duar e kosovarëve, por tash për tash duhet një punë e palodhshme dhe duhet një politikë për të reformuar administratën. Ka sfida, të gjithë e dimë çka ka, por mund të bashkëpunojmë në këtë drejtim”, tha ai
Ai, shpreson të gjejnë një formë të mirë të bashkëpunimit në të ardhmen, raporton koiha.
Ministri Yagcilar, këtë takim e cilësoi si shumë të frytshëm dhe tha se beson në përkrahjen e qeverisë dhe ambasadës britanike, drejtë reformimit të administratës.
“Siç jeni në dijeni, edhe qeveria edhe administrata publike është duke punuar me zbatimi e strategjisë së modernizimit të formës së administratës publike, për vitin 2016-20. Tani jemi në biseda me Bashkimi Europian të realizojmë përkrahjen financiare, por pas hartimit të dokumenteve strategjik për përkrahje të kemi mundësi të përfitojmë edhe mbështetje sa i përket reformave. Prapë mendoj dhe besoj që do të kemi përkrahje të mëtutjeshme edhe nga ambasada dhe qeveria britanike”, tha ai.