Kosovë: Rënie në eksport dhe rritje në import gjatë muajit mars

E publikuar: 01/05/2016 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin mars, ku thuhet se eksporti i mallrave në këtë muaj ka vlerën 25,5 milionë euro, ndërsa importi 235,5 milionë euro.

Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për prej 209,9 milionë eurosh, ose 22.2% në muajin mars, krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2015, ku deficiti tregtar ishte 171,8 milionë euro.

Eksporti mbulon importin me 10.9%. Eksporti i mallrave në muajin mars 2016 ka vlerën 25,5 milionë euro, ndërsa importi 235,5 milionë euro, ku është një rënie prej (-2.9%) për eksport dhe një rritje prej 18.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 41.3% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.8% e përbëjnë produktet minerale; 9.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 3.7% e përbëjnë produktet bimore ; 3.0% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 12.7% të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.7% e përbëjnë produktet minerale; 9.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.0% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Sipas këtyre të dhënave, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së janë 5.5 milionë euro, ose rreth 21.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-27.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Holanda (4.3%), Bullgaria (3.3%), Gjermani (2.2%) dhe Belgjika (2.0%). Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 98.8 milionë euro, ose 42.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20.4%. Importet me pjesëmarrjen më të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.0%) dhe Greqia (3.7%), etj.

“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2016, arritën në 10.4 milionë euro, ose 40.9% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 6.7%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (13.1%), Maqedonia (11.0%), Serbia (9.9%) dhe Mali i zi (3.6%).Kurse, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin mars 2016, arritën në 63.9 milionë euro, ose (27.2%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.3%. Ndërsa, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9%), Maqedonia (5.4%), B&H (3.8%) dhe Shqipëria (3.7%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 9.5 milionë euro, ose 37.5%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (9.0%), Zvicra (4.8% ) dhe Turqia (4.2%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 72.6 milionë euro, ose 30.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (11.9%) dhe Kina (8.9%)