19 pacientë janë shëruar të enjten nga COVID-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kështu numri i të shëruarve në vend ka shkuar në 820.
Të enjten janë testuar 332 mostra kurse janë konfirmuar katër raste të reja. Bëhet fjalë për raste kontakti. Tri raste janë në Stanovc të Vushtrrisë e një rast në Përlepnicë të Gjilanit.
Në Kosovë janë 30 raste të vdekjes të pacientëve me COVID-19, që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërsa numri i të prekurve nga COVID-19 është 1052.