Qeveria e Kosovës ka iniciuar miratimin e Ligjit përmes së cilit shteti do të merr përsipër mbështetjen financiare për personat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale për krimet e luftës. Përmes një komunikate, qeveria sqaron se “është miratuar Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencialë të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”.
Ky projektligj, pason inicimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të përbëhet nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, të cilët rastet e dyshuara si krime lufte pritet t’i gjykojnë jashtë Kosovës./rel/