Mbi 7 miliardë euro llogaritet të jetë qarkullimi vjetor në vend, ku 35 për qind prej tyre nuk tatimohen përmes pajisjeve fiskale.
Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Avdullah Hoti në prezantimin e udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike dhe Sistemeve Fiskale”.
Ai ka thënë se përmes këtij udhëzimi administrativ licencimi për tu pajisur me arka fiskale do të kalojë nga licencimi i kompanive që i kanë shitur tek certifikimi i pajisjet fiskale.
Përmes kësaj ai ka thënë se pajisjeve fiskale do të kushtojnë shumë më lirë.
“Brenda 15 ditëve çdo kompanie që bënë kërkesë për pajisje fiskale i miratohet kërkesa”, ka deklaruar ministri, raporton Tribuna Channel.
Hoti ka njoftuar se rreth 20 mijë biznese ende nuk janë pajisur me arka fiskale. Ai ka njoftuar se përmes udhëzimit administrativ do të subvencionohen edhe qytetarët që ruajnë kuponët fiskal nga blerjet.
“Çdo tre muaj qytetarët mund t’i dërgojnë kuponët fiskal. Kuponët nga vlera 250-500 euro, qytetarët subvencionohen me nga 10 euro, nga 500- 800 euro subvencionohen 15 euro dhe mbi 800 euro me nga 20 euro”, ka thënë Hoti./Gazeta Tribuna/