Në sajë të miqve të saj, të cilët e kishin informuar policinë, 19 vjeçarja austriake Viola E. nga Austria është arrestuar dhe është penguar të shkojë në Siri.
E tëra ka filluar kur ajo është njoftuar përmes rrjeteve sociale me një kosovar (21 vjeçar), me të cilin ka filluar të lidhjen dhe me një shok të tij (22), me origjinë nga Serbia.
Dy të rinjtë, të cilët ishin të papunë, kishin ndërmend të shkojnë në “luftën e shenjtë”, kurse përmes rrjeteve sociale e rekrutuan edhe 19-vjeçaren austriake, nga një familje e mirë, e cila dëshironte që të shihte botën.
Ndonëse si nxënëse ajo përgatitej për profesionin e ëmbëltores, ajo e braktisi shkollën dhe vendosi t’iu bashkohej dy të rinjve.
Ata madje ia siguruan edhe pasaportën e rrejshme, por ende nuk dihet nëse ajo për këtë shërbim iu ka dhënë atyre 3,500 euro, që i kishte kursyer, para apo pas kësaj marrjes së pasaportës së rreme.
Vajza e re u arrestua të martën, por ditën tjetër u lirua.
Në banesën e saj u gjet një sasi e madhe e thikave luftarake, transmeton gazeta serbe Blic, por pa njoftuar se a janë arrestuar edhe dy të rinjtë që e kishin rekrutuar vajzën, apo janë në kërkim.