Tash ai është i gatshëm që të luftojë kundër zjarrit.
Kështu shkruan media spokesman, për Faton Sadikun nga Kosova, transmeton Klan Kosova.
Sadiku është pjesë e programit vjetor “Guard School” së bashku me 143 të tjerë.
Sadi para vitit 2008 ka punuar në departamentin e pyjeve në Kosovë.
Por udhëtimi në SHBA, në vitin 2008 e bindi që duhet të jetonte në këtë vend.
Sadiku u regjistrua në Universitetin Montana, studio për dy vite studioi për pylltari e më pastaj i’u bashkua marinës amerikane.
Ai e ka një lidhje të veçantë me SHBA-në. Sepse ai është mirënjohës për intervenimin e SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë.
“E dua shumë këtë vend. I jam shumë falenderues për punën e mrekullueshme që e kanë bërë në Ballkan”, u shpreh Sadiku.
Tani së bashku me pjesën tjetër të grupit, Sadiku është duke u trajnuar për ti luftuar zjarret.
Ai ndihet se kjo është mënyra e duhur, për ta shpërblyer shtetin që e ndihmojë vendin e tij.