Një 25-vjeçar nga Arllati është ministër i Jashtëm i një shteti pa territor, por me ulëse të vëzhguesit të përhershëm në Kombet e Bashkuara.
Fjala është për Urdhrin e Maltës (Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës – Sovrano Militare Ordine Ospedaliero di San Giovanni di Gerusalemme di Rodi e di Malta), që ka marrëdhënie diplomatike me 104 shtete. Urdhri ka dy ndërtesa eksterritoriale në Romë jashtë juridiksionit të Italisë, ndërsa është urdhër fetar bamirës me qendër në Romë, i njohur edhe si subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Urdhri njihet që nga viti 1099.
Ish-këshilltari i Ferid Aganit, Kastriot Bujupi (i njohur si ‘Cezari”) tash është ministër i Punëve të Jashtme të këtij Urdhri.
Ai ka lindur në Arllat më 7 tetor 1989. Ka diplomuar në shkenca kriminale dhe politika ushtarake. Para se të bëhej këshilltar i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, kryetar i partisë islamike Partia e Drejtësisë (PD), ka qenë i angazhuar në Frontin Demokratik për Bashkim Kombëtar, si sekretar i përgjithshëm (2009). Më 2010 zgjidhet përfaqësues politik i Frontit për Bashkim kombëtar shqiptar.
Kastriot Bujupi, pavarësisht se i shërben një shteti tjetër, për Klan Kosova thotë se vazhdon të angazhohet që t’i ndihmojë Kosovës.