“The Sunday Times” njoftoi se një 20-vjeçar shqiptar i Kosovës, me banim në Londër, është një ndër gjashtë kamikazët e ISIS, që ka hedhur veten në erë në Irak në një sulm ndaj ndërtesave qeveritare në Ramadi.
Fatlum Shalaku, kishte udhëtuar në Siri në 2013 bashkë me vëllanë e ij 23-vjeçar, edhe ky i vdekur tashmë në luftimet e muajit mars si xhihadist i ISIS-it, përcjell tch.
Dy vëllezërit kishin studiuar në një nga shkollat më të mira të Londrës perëndimore.