Shpejtim Zenelaj, djali 13-vjeçar i nji familjeje kosovare të emigrueme në Amerikë, po konsiderohet prej medias vendase si heroi ma i ri amerikan, – transmeton Rrokum TV.
Mbas djegies së flamurit amerikan nga protestuesit në Brooklyn War Memorial Park, kosovari kishte dalë në rrugë për me dhanë mëbshtetjen e tij për Amerikën. Rrokum TV shkruen se me nji flamur amerikan në dorë, si dhe me nji tabelë të varun në gjoks, ai u kërkonte shoferëve të të gjitha automjeteve që kalonin në kryqëzimin e Franklin Street me Harold Avenue, që me ju ra borive për Amerikën.
Bjeri borisë për SHBA’n – shkruhej në tabelën që Shpejtim Zenelaj kishte varë në qafë.
Ai mendonte me e ba këtë gja deri sot, me 4 Korrik, ditën e Pamvarsisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës, – transmeton Rrokum TV.
Por autoritetet e larguen Shpejtimin dhe kushurijtë e tij.
Kam qenë në Kosovë e në Shqipni, ku mungon uji e rryma dhe e due Amerikën ku nuk mungon kurrgja, – u ka thanë djaloshi mediave amerikane që nuk kanë vonue me e transmetue historinë e tij patriotike.
Shpresoj se janë frymëzue edhe njerëzit e tjerë, – vazhdon ai, tu’ shprsue se të njajtën gja kanë me e ba edhe shumë fmi që rrinë tanë ditën mbrenda tue luejtë videogame.
Rrokum TV mëson se Zenelaj, që në Shtator hyn në shkollën e mesme, andrron me i hy edhe politikës e me u ba senator.
Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së vogël Rahëay në Neë Jersey, e ka ftue krejt familjen kosovare në nji takim për me i shprehë mirënjohjen emigrantëve nga Kosova që kanë 20 vjet në Amerikë.
Shpejtimi dhe kushurijtë e tij kryen nji akt patriotik dhe na duhet me jua shprehë mirënjohjen për këtë, – citon Rrokum Tv kryetarin e Bashkisë.
Ai asht 13 vjeç e vepron si me qenë 40, – thotë me të qeshun nana e Shpejtimit, – Kisha dashtë me pas lindë këtu, por të paktën fmitë e mi kanë lindë në Amerikë.
Rrokum TV