Kosovarët shtojnë udhëtimet me aeroplan

E publikuar: 02/08/2017 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosovarët pëlqejnë që të udhëtojnë me aeroplan më shumë së mjete të tjera të transportit.

Udhëtimi me aeroplan sigurisht që i ofron komoditet dhe  kohë më të shkurtër  për të arritur në vendin ku ata dëshirojnë të vizitojnë.

Të paktën kështu thuhet në një raport të publikuar nga ASK.

Sipas këtij raporti, numri i fluturimeve ajrore në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 1 mijë e 767 apo 5.4% më tepër së në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2016, numri i fluturimeve në tremujorin e dyte ishte 1,676, ndërkaq këtë vit është 1,767.

Po, ashtu, me rritjen e fluturimeve, edhe numri i  udhëtarëve është më i madh.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar qe kemi rritje për 9.15%

Po ashtu, numri i fluturimeve në përgjithësi nga viti në vit është duke u rritur.

Përderisa në vitin 2005 kanë qenë 1,985 fluturime në vit, ky numër është rritur në vitin 2009 në 5,709 fluturime.

Në vitin 2013 numri i fluturimeve ka qenë më i lartë ndër vite me 7 mijë e 305, por që ky numër ka rënë tani në mbi 6 mijë./Indeksonline/