Për shkak të mungesës së liberalizimit, kosovaret po kërkojnë alternativa tjera për të lëvizur më leht nëpër Evropë.
Njëra nga to është paisja me pasaportë të shtetit të Serbisë, pasi që kjo e fundit u jep këtë liri.
Numri i kosovarëve që po kërkojnë këtë pasaportë është rritur dukshë.
Vetëm tre muajt e fundit rreth 3 mijë pasaporta serbe janë lëshuar për kosovarët.
Këtë informatë për portalin “Presheva Jonë”, e ka konfirmuar zyrtari për komunikim me media në ambasadën serbe në Bernë, V. Neshiq.
“Nga më se pesë mijë pasaporta sa janë lëshuar tre muajt e fundit, pjesa dërmuese – mbi 60 për qind apo rreth 3000 e kërkuesve të pasaportës serbe në Zvicër janë qytetarë shqiptarë – nga Kosova”.
Ndërkohë që sipas Nebojsha Lubiçin, shefi i Drejtorisë së Administratës së Vranjës, cdo ditë zyreve në Vranje i drejtohen një numër i madh i kërkesave për pasaporta.
“Për çdo ditë rreth 150 qytetarë të Kosovës, shumica shqiptarë, i drejtohen administratës së qytetit të Vranjës, për të marrë dokumente personale të Serbisë…” ka thënë Lubiçin.
Sipas informative nga Ministria e punëve të brendshme të Serbisë, numri më i madh i kosovarëve po shkruhen me vendbanim në Luginën e Preshevës.
Burime të këtij portal bëjnë me dije se zyrtarët e stacionit policor të Nishit po nëpërkembin kosovarët që që presin në sportelet e këtij institucioni.
“Shptari, çka po kërkoni ju këtu, ju e keni shtetin e juaj, keni edhe pasaporta. Ikni se vetëm Aleksandar Vuçiçi po ju lejon, se ne do iu kishim vrarë”, iu thonë policët serbë shqiptarëve që presin në radhë për të dorëzuar dokumentacionin apo për të marrë pasaportën”, ka thënë burime të portalit.
Pothuajse të gjitha dokumentet e shqiptarëve që dëshirojnë të pajisen me pasaporta serbe, rregullohen në Graçanicë dhe Çagllavicë; por ka edhe disa të tjera që duhen të rregullohen në qytetin e Prokuples së Serbisë, aty ku janë të vendosur dokumentacionet e kosovarëve që Serbia i ka marrë dhe plaçkitur gjatë luftës.
Ndërkohë që cdo shqiptar që pajiset me pasaportë të Serbisë, duhet të paguajë së paku 200 euro ryshfet, si dhe rreth 60 euro të tjera për pasaportë dhe dokumenta tjerë, për marrjen e pasaportës shkon pra nga 300 deri në 350 euro.
Burimet e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” njoftojne se më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2008 e deri në dhjetor të vitit 2013, janë pajisur me pasaporta të shtetit të Serbisë, duke mos llogaritur ata në perëndim.