Kryesore

Kosovarët për Reuters: Joe Bidenit i kemi borxh

15.08.2016 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosovarët për Reuters: Joe Bidenit i kemi borxh

Në një rrugë mjaftë të ngarkuar në Kosovë, janë vendosur shenja para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, rrugë kjo 35 kilometra në juglindje të vendit më të vogël ballkanik, do të emërohet në emër të djalit të ndjerë të Joe Biden, Beau
Emërtimi i rrugëve në emrat e zyrtarëve të SHBA’së, tanimë po bëhet traditë në Kosovë, popullsia e vendit është kryesisht me shqiptarë, të cilët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shpëtimtar që nga viti 1999, atëherë kur sulmet ajrore të NATO’s çliruan vendin nga trupat serbe.

Beau Biden ka punuar në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99, duke ndihmuar prokurorët lokalë dhe gjyqtarët në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ish Prokurori i Përgjithshëm, Beau Biden vdiq në vitin 2015 nga kanceri. Ai ishte 46 vjeç.

“Po të mos ishte ndihma e Amerikës, të gjithë shqiptarët do të ishin të dëbuar, askush nuk do të kishte mbetur këtu”, ka thënë 54 vjeçari Naser Sojeva nga fshati Sojevë, aty ku Biden dhe gruaja e tij Jill do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës në emër të djalit të tyre, Beau Biden.

“Nëse takohem me Biden të mërkurën, unë do t’i them atij: “Ju faleminderit për atë që keni bërë për ne”, thotë Sojeva, i cili ka punuar për 12 vite si një kontraktor civil në një bazë ushtarake amerikane, e që tani ka një dyqan ku jep me qira suvenire dhe flamuj amerikanë. “Ne i detyrohemi atyre aq shumë”.

Ekzistojnë edhe rrugë të tilla në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, që u emëruan në emër të ish presidentit amerikan Bill Clinton, George W. Bush, politikanë dhe gjeneralë ushtarak amerikanë, në një vend me 1.8 milionë banorë.

Shtetet e Bashkuara ende mbajnë disa qindra trupa ushtarake në vitet e fundit pas luftës në vend. Shumë njerëz, kryesisht myslimanë, me shumicë dërrmuese laike, vendi i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, prania e trupave amerikanë shihet si e rëndësishme në ruajtjen e paqes në vend, përcjell Express.

“Ne ende kemi nevojë për mbështetjen e SHBA’së. Ne jemi këtu ku jemi tani në sajë të ndihmës së miqve tanë dhe kemi nevojë për ndihmën e tyre për të shkuar më tej”, ka thënë punëtori 37 vjeçar i qeverisë, Bejt Bejta.

Mirëpo, pritja e Biden në Beograd kësaj radhe do të jetë më e ftohtë, e kjo për shkak të pakënaqësisë kur NATO kishte bombarduar qytetin në vitin 1999 dhe kishte granatuar ish ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd iu vu flaka, ku si pasojë vdiq një person.

Biden gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do të shtyjë vendet të bëjnë më shumë për normalizimin e raporteve në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, kusht ky që Serbisë i duhet që të pranohet si shtet anëtar në Bashkimin Europian, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, partia ultra nacionaliste në Beograd, ka bërë thirrje për protestë në rrjetet sociale që qytetarët të dalin kundër vizitës së Joe Biden. Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe në Kosovë.

“Aleanca e Atlantikut të Veriut e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shpëtoi Kosovën nga eksodi, zhdukja dhe shkatërrimi”, ka shkruar në Facebook të shtunën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje