Kosovarët në garë të ngushtë me bullgarët për çmimin e NASA-s, le t’i ndihmojmë

E publikuar: 08/05/2015 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i të rinjve kosovarë nga Qendra për Inovacione, me projektin NatEv Explorer janë në garë të ngushtë me grupin e të rinjve nga Bullgaria, me projektin Robo-Fabric për çmimin “People’s Choice Awards”, i cili jepet nga NASA në kuadër të garës “Space Apps Challenge”, raporton Indeksonline.

Për momentin, të rinjtë nga Kosova kryesojnë në këtë garë me 39600 vota duke lënë prapa të rinjtë bullgarë me 37900 vota, epërsi kjo e ndjeshme e cila mund të përmbyset çdo moment.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bënë klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale.

Grupi i të rinjve ka nevojë më shumë se asnjëherë për votat e bashkëkombasve të tyre, prandaj në vegëzën më poshtë votoni për kosovarët me projektin e tyre NatEv Explorer. /Indeksonline/

https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice