Kosovarët mund të zgjedhin cilën vaksinë anti-Covid duan ta marrin

E publikuar: 06/07/2021 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin mes dy vaksinave anti-Covid: Astra Zeneca-s dhe Pfizer-it.

Kështu thotë Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Për Gazetën Infokus, ai ka thënë tha se nëse në qendrën e vaksinimit ka në dispozicion dy e më shumë lloje të vaksinave atëherë qytetarët mund ta zgjedhin se cilën do e marrin.

“Nëse në qendrën e vaksinimit  ka dy e më shumë lloje të vaksinave, qytetarët mund të zgjedhin vetë cilën vaksinë duan ta marrin”, ka deklaruar ai.

Ministria e Shëndetësisë në fakt rekomandon që të merret cilado prej vaksinave që ofrohet e që është e aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“MSh u rekomandon që ta marrin vaksinën e parë që kanë mundësi dhe që është e aprovuar për përdorim nga EMA, FDA apo OBSh”, ka shpjeguar Hoti për Infokus.

Por një qytetar nga Kamenica me një koment tek faqja e Ministrisë së Shëndetësisë ka rrëfyer se ka kërkuar të marr vaksinën Astra Zeneca kundër COVID-19, por nuk i është dhënë e njëjta.

Siç ka thënë ai, stafi mjekësor në atë qendër i ka thënë se vaksinën Astra Zeneca e marrin vetëm ata që kanë marrë dozën e parë të tillë, duke i rekomanduar vaksinën Pfizer duke i thënë se është më e mirë.