Kosovarët tash e disa ditë, kanë nisur përgatitjet për festën e Vitit të Ri.
Qendrat Tregtare janë bërë kohëve të fundit mjaft të frekuentuara, ndërsa konsumatorët edhe pse ankohen për çmime të larta, stërmbushin karrocat.
Është koha kur nuk ke mundësi të hysh e të blesh vetëm një artikull në një market të madh.
Edhe pse konsumatorët ankohen për çmime të larta të produkteve që blejnë për ta bërë festën sa më kuptimplote, prapëseprapë, dalin nga aty me karroca plotë.
Ndërsa siç është mësuar brenda stafit të njërit nga qendrat tregtare në Prishtinë, vetëm dje, në një qendër tregtare ka pasur shitje rreth 200 mijë euro.
Kosovarët stërmbushin karrocat në qendra tregtare
NGA KATEGORIA