Kosova nuk po shfrytëzohet shumë si një vend transit për luftëtarë të huaj, terroristë apo
ekstremistë, por fatkeqësisht është një vend i origjinës së një numri të madh të pjesëmarrësve të ISIS-it. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për
gazetën “Zëri” ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, duke shtuar se numri i përgjithshëm i kosovarëve të identifikuar si pjesëmarrës në luftëra në Siri dhe në Irak arrin në rreth 300.
Prej tyre më shumë se 40 tashmë janë deklaruar si të vrarë. “Për një shtet si Kosova, ky është një numër i madh i pjesëmarrësve”, ka pohuar Hyseni, duke shtuar se megjithatë Kosova është vendi që ka bërë progresin më të madh, jo vetëm në rajon, por edhe në
Evropë me adresimin e çështjes së ekstremizmit në përgjithësi.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ministri i Brendshëm i Kosovës ka folur edhe për rrezikun që po i kanoset vendit nga sulmet e mundshme terroriste, arrestimin e pesë të dyshuarve te liqeni i Badocit, themelimin e Gjykatës Speciale, etj.