Kombëtarja e Kosovës U-19 ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë U-19, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Egnatia Arena”.
Të parët në epërsi kaluan dardanët me anë të Eliot Selishtës, në minutën e 10’.
Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në minutën e 12-të, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Eliot Selishta në të 27-ën.
Kuqezinjtë pas disa rasteve e gjetën rrugën e golit në fundin e pjesës së parë, përmes Flavio Sulejmanit.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan të parët në minutën e 77-të me Frederik Toskun për 2:3.
Ndonëse, Kosova U-19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit me Elvaris Suplja dhe Medin Gashi për ta siguruar fitoren.
Në ndeshjen e parë fitores iu gëzua Shqipëria U-19.