Kosova u hapë rrugë investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe

E publikuar: 26/04/2015 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti kanë nënshkruar marrëveshje me zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe për investime në Kosovë. Edhe pse s’kanë dhënë ndonjë shifër se sa do të investohet, Presidentja ka treguar se bashkëpunimi me Emiratet do të jetë në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, turizmi etj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga arriti Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Dubai në prani të Presidentes Jahjaga, në nivel të ministrave, nga Ministri për Financa i Republikës së Kosovës, zotëri Avdullah Hoti dhe Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, zotëri Sultan bin Saeed Al Mansouri.

Arritja e kësaj marrëveshje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.

Sipas kësaj marrëveshje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kosova-u-hape-rruge-investimeve-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe-96751/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright