Kosova, shumë larg anëtarësimit në KE (Video)

E publikuar: 24/07/2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe shtatë vjet pas pavarësisë, Kosova vazhdon të mos jetë anëtare e shumë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Njëra nga to është edhe Këshilli i Evropës.

Edhe pse shumica e vendeve anëtare nga ky institucion e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, kjo e fundit nuk e ka marrë akoma guximin për të aplikuar për anëtarësi, përkundër premtimeve të dhëna nga zyrtarë institucionalë

Kosova madje as që ka aplikuar për anëtarësim në këtë institucion ndërkombëtar, përkundër premtimeve të dhëna nga liderët e Kosovës.

Tribuna Channel për një javë rresht ka provuar për këtë çështje të vë kontakt me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjes. /Tribuna Channel/