Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.
Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.
“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla:
1. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
2. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
3. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
4. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.