Kosova shtet

E publikuar: 24/06/2023 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nezir Kraki

Nga Nezir Kraki

Përkrahje masive dhe respekt të pakufishem meritojnë Policia e Kosoves dhe organet e rendit të cilat me vetmohim e sakrificë po e forcojne çdo ditë e më shumë shtetësinë e Kosovës.

Nuk është aspak e lehtë të gjendesh sot ne zonat e veriut si përfaqësues i shtetit të Kosovës. Aty ku për 24 vite rresht s’ka pasë as rend as siguri dhe as Kosovë.

Prandaj secili që frymon shqip dhe qe nuk ka vendos me u mbajt mend si zagar i interesave serbe, duhet t’i gëzohet veprimeve e vendimeve që Kosovën e forcojnë. Dhe kur Borell, duke abuzu me poziten qe ka, shprehet se arrestimi i nje krimineli ne Kosove është i paligjshem veç nga fakti se ai kriminel eshte serb, atëherë, përkrahje për Policinë dhe për shtetin e Kosovës duhet të jetë edhe më e madhe.

Është momenti i fundit që Memlat e Lumirat bashke me Ramushat e Fatmirat te zgjohen nga ëndrra grenelliane e posteve me sms. Per korrektesi Fatmir Limaj ka deklaru që pushteti nuk merret duke shku ne Dragodan.

Është momenti i fundit që të injorohen e bojkotohen televizionet, emisionet dhe portalet që financohen nga Serbia ose veprojnë në interes të saj. Ata që e urojne kthimin nen Serbi dhe ata që janë zedhenes të Serbise ne mediat shqipe duhet të pshtyhen virtualisht me Unfollow dhe bojkot masiv.

Kosova nuk është hipotekë por shtet. Nuk është më me pavaresi te mbikqyrur dhe nuk është çeshtje më.

Borell është kunder Kosovës. Lajçak poashtu. Te dy si ministra te jashtem respektivisht te Spanjes dhe Sllovakise kane mbajt pozicione e fjalime te zjarrta per mbrojtjen e « integritetit territorial te Serbise » dhe kanë luftu me sa kane pase mundesi kunder njohjes se Kosovës nga vende tjera.

Keta dy idiotë të dobishem të Rusisë ne Ballkan, nuk e durojne Kosoven, nuk e pranojne dhe nuk e njohin as si shtet as si realitet politik. Per me teper, keta as sot qe s’jane më ne politiken e vendeve te tyre nuk kane ndrru qendrim mbi Kosoven. Edhe sot ata per mision te tyrin e kane mbrojtjen e Serbise dhe deshtimin e Kosoves. Keshtu, pozicioni i tyre anti-Kosove do triumfonte.

Prandaj ne nuk duhet t’ua leme Kosoven ketyre dy ithtareve te perflaktë te Serbise se madhe.
Prandaj ne duhet ta kemi Kosoven si hall e si perpjekje para se t’i mendojme partite dhe interesat tona momentale.
Prandaj duhet t’u thuhet edhe aleteve se Kosova është ne vitin 2023, jo ne vitin 2007 kur flitej per statusin e saj ne Vjene.

Thjesht, Kosova është shtet. Kush nuk e pranon kete fakt, Kina nonen.