Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në Tiranë deklaratë për aleancë ushtarake

E publikuar: 18/03/2025 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në Tiranë deklaratë trepalëshe për aleancë ushtrake. E nënshkruan ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministri i Kroacisë, Ivan Anushiq.

Pas nënshkrimit të kësaj aleance ushtarake, kryeministri Albin Kurti e vlerësoi lart këtë hap.

“Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse”, shkroi në facebook kryeministri Kurti.