Kosova shënon ditën e numrit 112

E publikuar: 09/02/2018 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të numrit emergjent unik 112, Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP-në, kanë organizuar manifestimin publik në komunën e Prishtinës.
Në këtë manifestim, i cili u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë qenë të përfshirë: Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent dhe Kryqi i Kuq.

Mahir Hasani, koordinator i Qendrës Operative Emergjente-112, tha se ky numër është numër evropian dhe funksionon edhe në Kosovë që nga viti 2002.

“Ky numër funksionon 24 orë pandërprerë dhe i shërben qytetarëve të Republikës se Kosovës për ofrimin e ndihmës në rastet e emergjencave të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, tha ai, transmeton Klan Kosova./GazetaExpress/