Lajmet

Kosova (s)’është e rrezikuar nga sulmet terroriste

27.05.2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova (s)’është e rrezikuar nga sulmet terroriste

Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se radikalizmi, ekstremizmi dhe grupet e organizuara kriminale janë rreziku potencial për shoqërinë e Kosovës, por thonë se ajo aktualisht nuk është zonë e rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste.

Kapacitet e mekanizmave të sigurisë në Kosovë janë të mjaftueshme dhe të nivelit profesional për t’u përballur me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, konsiderojnë ekspertë për çështje të sigurisë.

Ata thonë se Kosova aktualisht nuk është e rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste.

Por, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se radikalizmi, ekstremizmi dhe grupet e organizuara kriminale paraqesin rrezik potencial për shoqërinë e Kosovës.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ky institucion që nga fillimi ka ndërmarrë masa të nevojshme për parandalimin e dukurive të tilla.

”Gjithashtu masa konkrete janë ndërmarrë edhe në arrestimin e personave të caktuar apo shkatërrimin e celulave që kanë pretenduar të kenë lidhje më organizata e tilla. Policia e Kosovës, mund të them, se ka kapacitete të mjaftueshme për realizimin e objektivave kryesore të saj, në funksion të garantimit dhe zbatimit të ligjshmërisë në vend”,thotë Hoxha.

Agim Musliu, njohës i rrethanave të sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se krahasuar me vendet e Evropës, institucionet e Kosovës kanë arrestuar numrin më të madh të personave që iu kanë bashkuar organizatave ndërkombëtare, të njohura si terroriste në Siri dhe Irak.

“Nga 314 persona që janë të evidentuar që kanë marrë pjesë[në organizata terroriste], 50 janë evidentuar si të vrarë, kurse 120 janë të kthyer në Kosovë. Janë trajtuar 200 raste. Nga ta janë proceduar në prokurori dhe gjykatë 190 raste…do të thotë, është ngritur aktakuza penale ndaj tyre, që është numër rekord ndaj të gjitha shteteve të rruzullit tokësor”, ka thënë Musliu.

Profesori Abit Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e sigurisë në Kosovë, me arrestimet dhe dënimet e personave të përfshirë në organizata terroriste, kanë dëshmuar gatishmërinë për parandalimin e këtij fenomeni.

Ai tha se sfidë në këtë fushë paraqet mos anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, si INTERPOL dhe EUROPOL.

“Veprimet e deritashme të policisë janë veprime pozitive dhe të vlerësuara mirë, pasi kanë shenjëstruar veprimet dhe parandalimin e veprimeve ilegale. Do të thotë, janë arrestuar njerëz të cilët kanë promovuar gjuhë të urrejtjes, janë akuzuar njerëzit të cilët kanë inspiruar apo mobilizuar për të përkrahur dhe shkuar fizikisht në Shtetin Islamik”, ka thënë Hoxha.

Organet e sigurisë në Kosovë thonë se momentalisht ende rreth 70 qytetarë nga Kosova gjenden në vatrat e luftës në Lindje të Mesme (Siri e Irak). Ndërkaq, gjatë këtij viti nuk është shënuar ndonjë rast i shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve tjerë në këto luftëra.

Në vitin 2014, autoritetet në Kosovë arrestuan një numër personash që besohet se ishin nxitës, përkrahës ose edhe pjesëmarrës në grupet ekstremiste, në mesin e të cilëve edhe 12 imamë.

Operacioni i mekanizmave të sigurisë e bëri Kosovën pjesë të strukturave globale të sigurisë. Megjithatë, Mentor Vrajolli, hulumtues i lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë është mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe për mekanizmat e saj të sigurisë, që gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve.

“Andaj është më rëndësi që kjo besueshmëri të mbahet në nivel të tanishëm. Po e përmendi këtu nevojën që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, proces që pritet të fillojë në kuadër të Ministrisë se Forcës se Sigurisë”, ka thënë Vrajolli.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik, transmeton rel.

Për luftimin e kësaj dukurie, ndërkaq, autoritet në Prishtinë kanë miratuar ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, si dhe Strategjinë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart