Shkruan: Gurakuç Kuçi
Përfundimi i Luftës së Ftohtë, shpërbërja e BRSS-së, shkatërrimi i Jugosllavisë, vetëm sa përfundoi luftën ideologjike duke lënë vend për përplasje të reja gjeostrategjike dhe identitare.Luftërat që pasuan në vitet e ’90, sidomos nga Serbia ndaj shteteve dhe krahinave ish-Jugosllave, ishte luftëidentitare e stilit nazist nga regjimi serb, e një ndihmë e plogësht nga e trullosura atëbotë Rusia për çështje gjeostrategjike.
Hyrja në shekullin e ri, ishte edhe këndellja e një Rusie të re, e cila luftoi kundër Gjeorgjisë duke ndarë dy provinca, kundër Ukrainës duke marrëKrimenë dhe duke luftuar nëDonbas, komplot për rrëzimin e pushtetit të Malit të Zi, hapjen e pikave ushtarake në Kosovën Lindore dhe furnizimi i Beogradit me artileri, forcimi i propagandës mediatike, forcimi i propagandës religjioze ortodokse, zbatimi i planeve të kaosit bazuar në idenë e gjeneralit Gerasimov, e shumë veprime të tjera.
Realisht, Rusia nuk po rikthehet, ajo vetëm po riaktivizohet, sepse ajo gjithmonë ka qenë në Ballkan, në Evropën Lindore e më gjerë, por që më shumë si humbëse se sa si fituese ndaj aleatëve dhe vendeve anëtare në NATO.Duke e kuptuar qartazi që me luftëra klasike, Rusia nuk mund të fitoj askund, me diplomaci megjithatë mbetet shumë më prapa karshi vendeve të perëndimit, me investime ekonomike prapë mbetet e dobët, dhe me sulmin ndaj Ukrainës ka dështuar SouthStream-in, atëherë i është rikthyer një “diplomacie ushtarake të reprezaljes”.
Para disa vitesh, kur NATO-ja fitonte terren me anëtarësime të reja, dukej se Rusia nuk kishte gjë kundër, por kur terreni filloi t’i ngushtohej, atëherë ajo u rikthye së pari me Gjeorgjinë për të ardhur deri në ditët e sotme me Krimenë dhe për pak Malin e Zi.Tani, Rusia konsideron dhe i përgjigjet çdo përfitimi të NATO-së dhe Perëndimit duke e llogaritur si humbje të Rusisë. Dhe kundërpërgjigjja nëse nuk është reciproke, atëherëështë edhe më fatale, pra reprezalje apo retorzion, apo siç thonë ata vetë: “Për çdo Moldavi, ka një Mal të Zi. Për çdo Ukrainë, ekziston një Serbi”. Që mund ta vazhdojmë ne vetë, se “për çdo Bosnjë ka një Republika Serpska. Për çdo Kosovë, ka një Mitrovicë të Veriut”, apo edhe më keq: “Për çdo Kosovë, ka një Estoni.”…
Dhe sot ne gjendemi në mesin e ballafaqimit mes BE-së dhe Rusisë, ku përballja e këtyre të dyjave i shton kriteret Kosovës për liberalizim të vizave, për anëtarësim në BE, për anëtarësim nëorganizata tjera ndërkombëtare.Vendet e BE-së, kanë një diplomaci shumë më ndryshe se SHBA-ja, kjo e fundit është një motor që nuk zmbrapset lehtë, detajet çdo herë punojnë në të mirë të saj, dhe përmban më shumë trimëri brenda diplomacisë së saj. Përderisa BE-ja pak ngjason me këtë dhe është një zonjë e vjetër në diplomaci, aq e vjetër dhe me përvojë diplomatike, sa diplomacia ia fut frikën vetë vendeve Perëndimore dhe Qendrore të BE-së, sepse vet diplomacia e tyre shpesh-herë ka qenë fatkeqësi për ta, për më keq BE-ja tani brenda vetes mban edhe “kuajt e Trojës” të Rusisë.
Këtë diplomaci erdhi koha që ta vuajë edhe Kosova, por jo e gjitha për fajin e BE-së, është faji ynë që për hir të interesave personale të disa politikanëve, për hir tëaministimit personal të disa politikanëve, për shkak tëqyqarllakut dhe injorancës të shumicës së politikanëve, dhe për shkak të komplet dështimit të diplomacisë dhe gjithë MPJ-së si strukturë, që nga shpallja e pavarësisë, dhe e tillë vazhdon të mbetet edhe sot.Diplomacia nuk është shaka, e për më keq nuk fal dhe nuk ka amnisti, sepse shtetet nuk njohin Zot, mëshirë, libra të shenjtë dhe miq, por vetëm interesa.
SHBA-ja çdo herë ka qenë me ne, por kohëve të fundit më shumë ia la punët në duar BE-së, dhe kur kjo e fundit përdori plotësisht injorancën e të ashtuquajturve diplomatë dhe politikanë nga Kosova, jo rastësisht edhe mori vendimin që të bëhet pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.Andaj, edhe propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Shqipëria të japë pasaporta për popullin e Kosovës, është një tendencë nga ai që të kërcënoj apo shpëtoj diçka nga gjithë këto veprime të gabuara që i ka bërë në kurriz të Kosovës.