Kosova rrezikon të shndërrohet në vend autokratik

29.11.2015 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova rrezikon të shndërrohet në vend autokratik

Që nga fillimi i krizës politike në Kosovë, e cila kishte nisur me sulme retorike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, e më pas veprimet e opozitës përmes hedhjes së vezëve ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, e deri tek intervenimi i ashpër i Policisë së Kosovës ditën e shtunë në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, tregojnë se të dyja palët kanë qasje destruktive ndaj bllokimit të punës në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se pas ditës së shtunë, hendeku ndërmjet pushtetit dhe opozitës në Kosovë, do të jetë edhe më i madh se deri më tash.

Sipas tij, për këtë hendek kanë investuar edhe pushteti, por edhe opozita. Kosova tashmë, siç thotë ai, po përjeton krizën më të madhe politike që nga viti 1999.

“Një bllokadë të tillë, një gjuhë kaq të ashpër dhe një përdorim kaq të shpeshtë të mjeteve eksplozive, por edhe të forcës policore, nuk e kemi parë asnjëherë deri më tash”.

“Kjo është kriza më e madhe dhe për fat të keq, përveç krizës e cila është aktualisht, kjo e paralajmëron edhe një krizë më të madhe që mund të ndodhë në të ardhmen. Kjo, sepse me këtë spektër politik, me këso qëndrimesh, me këtë ideologji të pushtetit dhe opozitës, shteti i Kosovës do të ketë probleme shumë të mëdha në ecurinë e tij”, thekson Muhaxhiri.

Dren Doli, analist nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarjet e fundit politike në vend deri tek intervenimi i Policisë së Kosovës dhe arrestimi i ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke vënë në zbatimfletarrestin e lëshuar kundër tij, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, reflektojnë faktin se problemi aktual i Kosovës është se si të ruhet demokracia, që është vendosur nga ndërkombëtarët dhe e cila tashmë u është lënë në dorë institucioneve të Kosovës.

“Këto të fundit po tentojnë që me mjetet e para të dhunës që i kanë në dorë, ta shkatërrojnë atë. Pra, çështja mbi krizën politike, pas veprimeve të së shtunës të policisë, nuk ka të bëjë tashmë me gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

“Por, ka të bëjë me mënyrën se si pushteti në Kosovë duhet të reflektojë mbi atë se çfarë dëshiron të ndërtojë në Kosovë, nëse dëshiron ta ndërtojë Kosovën si një demokraci apo nëse dëshiron ta shndërrojë Kosovën në një vend autokratik, të ngjashëm me Rusinë”, konsideron Doli.

Analisti Muhaxhiri vlerëson se kriza politike, e cila tash e sa muaj po zgjat në Kosovë, ka nxjerrë në pah faktin se politikanët e Kosovës nuk kanë kapacitete politike, e as morale që të vetëdijesohen për faktin se kur është mjaft.

Sipas tij, dërgimi dhe përdorimi i forcave të shumta policore ndaj një subjekti opozitar, është shenjë shumë e keqe për shtetin e Kosovës dhe spektrin politik të saj.

“Tash, pasi që pesë liderët kosovarë nuk po duan dhe nuk kanë as minimumin e vullnetit politik që ta kërkojnë një zgjidhje për këtë bllokadë, atëherë duhet që në skenë të dalë një fuqi politike, e cila është më e madhe sesa pozita dhe opozita kosovare”.

“Ata janë partnerët ndërkombëtarë, Ëashingtoni, Brukseli dhe Berlini dhe të bëjnë presion ndaj lidershipit kosovar që ta kërkojnë një zgjidhje. Çdo vazhdim i kësaj bllokade, mund të shkaktojë pasoja edhe në njerëz, por edhe në ndonjë nivel tjetër të konfliktit të armatosur”, shprehet Muhaxhiri.

Analisti Doli vlerëson se secili pushtet e ka të lehtë që krizën politike të tentojë ta zgjidhë nëpërmjetdhunës. Por, sipas tij, edhe për partitë opozitare është e lehtë që duke njohur kapacitetin e dhunës të pushtetit, ta provokojnë atë.

“Problemi në Kosovë është nëse liderët politikë, të cilët kanë detyrimin kryesor për të menaxhuar në baza ditore me institucionet e Kosovës dhe që janë: zoti Thaçi, zoti Mustafa dhe zoti Veseli, janë në gjendje ta kuptojnë rëndësinë e partive politike opozitare dhe ta kuptojnë rëndësinë e demokracisë në Kosovë. Duke e kuptuar këtë rëndësi, t’i japin një shans dialogut politik, duke u ulur me opozitën për të diskutuar çështjet, të cilat këta të fundit po i ngritin”, thotë Doli, transmeton rel.

Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se arrestimi i deputetit Kurti ditën e shtunë, duke vënë në zbatim fletarrestin e lëshuar kundër tij, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por edhe arrestimi i deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi për të njëjtat veprime, vetëm sa i kanë dhënë opozitës shkak që të barrikadohet edhe më fuqishëm në pozicionin e saj kundrejt pushtetit në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin