Kosova renditet si vendi me darkën më të lirë në Evropë, Zvicra dhe Danimarka më të shtrenjtat

E publikuar: 29/01/2026 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i ri për çmimet e darkës për dy persona në Evropë ka zbuluar se Kosova ka çmimin më të ulët për një darkë tre‑kursesh, me një mesatare prej rreth 20 euro, ndërsa Zvicra dhe Danimarka janë ndër vendet më të shtrenjta.

Çmimet për një vakt mesatar në Evropë variojnë nga 20 euro në Kosove deri në 160 euro në qytete të Zvicrës si Lugano dhe Zug.

Vendet e Mesdheut si Portugalia, Spanja dhe Shqipëria ofrojnë gjithashtu mundësi të përballueshme për turistët.