Kosova është renditur e treta në Turneun online Mesdhetar të Shahut të organizuar nga Unioni Mesdhetar i Shahut dhe Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), në kuadër të projektit “Checkmate Coronavirus”, transmeton AA.
Kosova fitoi vendin e tretë në kategorinë “Bullet”, sipas njoftimit të Federatës Turke të Shahut (TSF), ku Turqia doli fituese e turneut, finalja e së cilës zgjati 3 javë.
Në këtë kategori përveç Kosovës garuan edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Egjipti, Algjeria, Siria dhe Libani.
Turqia fitoi 3.310 pikë dhe e zuri vendin e parë, e ndjekur nga Greqia me 2.991 pikë dhe Kosova me 2.950 pikë./Koha.net/