Kosova që nga pavarësimi i saj nuk ka pasur shtetarë

E publikuar: 09/01/2018 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akademik Rexhep Qosja, në këtë intervistë, e cila, pos në këtë numër, do të botohet edhe në numrin e ardhshëm të gazetës “Epoka e re”, flet për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri.

Qosja ka thënë se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika. Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.

Qosja thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra. Por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.

Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Haradinaj për rritjen e pagës.

Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës.

Akademik Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa më parë prej thonjve të një klani partiak./epokaere.com/