Kosova pranon 515 mijë vaksina Pfizer, donacion nga presidenti Biden

E publikuar: 11/02/2022 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka pranuar sot mbi 500 mijë `doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ftoi qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese. Tha se për momentin Kosova ka mjaftueshëm vaksina.

Tutje, ajo tha se vaksina është beteja e vetme ndaj Coronavirusit.“Ne duhet të jemi falënderues për mbështetjen që kemi marrë nga miqtë tanë. Duke nisur nga SHBA dhe nga BE dhe shtetet e shumë organizata të tjera”, tha Osmani.

“Të gjithë mund të jemi të vetëdijshëm që po vaksinojmë të gjithë qytetarëve dhe me të drejtë vaksinimi është beteja me pandeminë. Sot kur kemi këtë sasi të konsiderueshme vaksinash duhet ta rrisim shpresën dhe përpjekjen me përballjen me virusin Covid-19.

Sa më shumë vaksina aq më pak vdekje, sa më shumë vaksinim aq më shumë optimizëm, sa më shumë vaksinim aq më shumë shanse për hapje”, tha Osmani.E ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Latifi tha se stokut të vaksinave në MSH u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër Covid-19.“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër Covid-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës.

Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.Ministri më tutje u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër Covid-19.