Një tjetër federatë ndërkombëtare pranon në gjirin e saj Kosovën. Atletika ka ndezur dritën jeshile për ndërkombëtarizimin e zportit në vendin fqinjë. Gjatë mbledhjes së mbajtur në Pekin, Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës pranoi me të drejta të plota Federatën Kosovare të Atletikës.
Lajmin e bën të ditur vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet. “Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotësion të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë.
Në total numri i federatave shkon në 2014″, nënvizohet në deklaratën e institucionit më të lartë botëror të atletikës. Pak javë më parë ishte Federata Ndërkombëtare e Basketbollit që i hapi dyert Kosovës, ndërsa gjatë vitit të shkuar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarizoi njohjen e Kosovës, vendim që i hapi rrugën shumë federatave të tjera sportive botërore për të pranuar njëra pas tjetër disiplinat e sportit kosovar.