Delegacioni i Kosovës në takimin e 15-të të konferencës së drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Foto: MM
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Në këtë konferencë morën pjesë mbi 50 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të BE-së dhe NATO-s.
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, i shoqëruar nga këshilltari ushtarak, kolonel Milaim Musliu.
“Ashtu si në rastet e mëparshme, delegacioni ynë dëshmoi gatishmërinë e pakushtëzuar për të kontribuar dhe për të vazhduar angazhimin në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus”.
“Në këtë mënyrë, po forcohet vazhdimisht subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës së Kosovës përkrah aleatëve tanë, duke dëshmuar përkushtimin dhe kapacitetet tona për të mbrojtur vlerat e përbashkëta si një partner i besueshëm dhe i dëshmuar”, u tha në njoftimin e MM-së.