Kosova pëson humbje edhe nga Ukraina

E publikuar: 09/10/2016 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është mposhtur nga Ukraina me rezultat 3:0 në ndeshjen që u zhvillua në Krakov të Polonisë.

Djelmoshat e Alber Bunjaki kanë pasur një paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Ata luajtën mirën deri në minutën e 81-të kur pranuan golin e dytë, deri këtu patën rastin edhe të barazojnë, duke goditur edhe shtyllën e portën kundërshtare.

Golashënuesit për ukrainasit e Shevchenko kanë qenë, Kravets, Yarmolenko, dhe Rotan./Klan Kosova/