Kosova ‘perçan’ Beogradin për UNESCO!

E publikuar: 17/08/2015 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kerkesa e Kosovës për me u anëtarësue n’UNESCO duket se ka shkaktue krisje në Beograd.

Mediat serbe shkruejnë se kryeministri Aleksandar Vucic ka pranue me nenshkrue anëtarësimin e Kosovës n’organizata nderkombëtare, por ka hasë në kundërshtimin e hapun të Presidentit Tomislav Nikolic dhe ministrit të Jashtëm, Ivica Dacic.

Mediat serbe po spekulojnë lidhun me atë që mund të mshifet mbas fushatës së egër të nisun prej ministrit te Jashtëm, Dacic prej javësh, kundër anëtarësimit të Kosovës n’UNESCO.

Ky i fundit, para pak ditësh, i ka dergue nji letër të hapun drejtores se UNESCO’s, Irina Bokova, tue i kerkue mos me e pranue Kosovën n’organizatë mbasi kjo do të perbante simbas tij shkelje të rregullave për ruejtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare./rrokum/