Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Osmani: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

E publikuar: 08/09/2023 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me lajmin që u bë i ditur se Kosova do të organizoj Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!”, kështu e ka cilësuar këtë ngjarje Osmani.

Osmani ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe institucionet e Kosovës të angazhuara “në këtë arritje të madhe”.

“Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka thënë Osmani.